Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka trokitur në derën e një të moshuari me një qese të mbushur me ushqime në dorë ndërsa ky i fundit e ka pritur dhe falenderuar.
Teksa Veliaj i tha që të merrte qesen, i moshuari duke qeshur i ka thënë se nuk e ka të nevojshme këtë ndihmë ndërsa i ka treguar se do t’ja dërgonte një fqinji të tij që ishte në hall dhe mund të kishte nevojë për to.
Veliaj tha se kishte trokitur tek ai pasi festonte Pashkët, por i moshuari ju përgjigj se e falenderonte por ai do bënte punën e tij.
I moshuari: Faleminderit shumë, por këto do ia fal dikujt tjetër këtu që njoh se është fukara, banon këtu sipër.
Veliaj: Ne ua sollëm juve se keni festë.
I moshuari: Faleminderit prej jush por unë do të bëj të timen.
Discussion about this post