Gruaja që shihni në videon e siguruar nga Fax News është shtetasja Lule Dani nga Maqellara e Dibrës e cila ka mbajtur edhe postin e ish këshilltares në Këshillin bashkiak. Në vitin 2016 është kapur kapur duke blerë vota kundrejt pagesës se 20.000 lëkeve të vjetra.
Sot duke nisur që nga hapja e votimit e deri në këto momente shoqëron dhjetëra persona në shkelje të Kodit Zgjedhor për të votuar për partinë Socialiste.
Në momentin që e kupton se po filmohet i shmanget kameras duke u fshehur pas makinave.
Kujtojmë se në vitin 2016 u bënë zgjedhjet për kreun e bashkisë në Dibër, vit në të cilin u zbardhën edhe përgjimet që implikonin deri edhe drejtuesit më të lartë qeveritarë të cilët përpiqeshin të siguronin vota në mënyra nga më të ndryshmet.
(B.V/Faxweb.al)