Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një klub nate në Indonezi, ku një këngëtare ka goditur me shkelm një djalë të ri. Kjo pasi ky i fundit po i fuste duart këngëtares, edhe pse ishte i shoqëruar nga një grup miqsh.
Këngëtarja Gebby Vesta nuk është bërë fare pishman për veprimin e saj. Në një moment të videos dallohet se djali vë dorën tek këmba e saj, ndërkohë që këngëtarja u largua duke e goditur më pas. 32-vjecarja përdori këpucët e saj për ti dhënë dënimin duke i gjuajtur disa herë me takën e lartë.
Bodigardët u siguruan që ai të largohej nga klubi dhe Gebby të vazhdonte koncertit.
“E fillova me fytyrën dhe zemra ime nuk ishte e kënaqur ende. Ajo që bëri ai nuk ishte e përshtatshme.
Veshja e rrobave sexy është pjesë e punës që bëj. Klubi i natës e pret këtë si pjesë të kontratës kur ata të punësojnë. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit mund të prekin çfarëdo që dëshirojnë”, tha këngëtarja.
(E.K/FAXWEB.AL)