Juventusi ka zhgënjyer sërish pasi nuk ka marrë më shumë se një barazim 3-3 në miqësoren përballë Yjet e Koresë së Jugut.
Në pjesën e parë bardhezinjtë janë surprizuar nga koreanët, me këta të fundit që udhëheqin me shifrat 2-1.
Fillimisht ishte një supergol i Osmar që zhbllokoi rezultatin, ndërsa “Zonja e vjetër” u kundërpërgjigj menjëherë me Muratoren. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë festa ishte përsëri për koreano-jugorët, të cilët shënuan me anë të brazilianit Cesinha.
Sulmuesi, i cili aktivizohet për ekipin e Daegut shënoi një gol mjaft të bukur, por ajo që vodhi vëmendjen e të gjithëve ishte festa. Cesinha së bashku me disa lojtarë të ekipit të tij festuan “alla-Ronaldo”.
Cesinha golin ia dedikoi Cristiano Ronaldos i cili u fokusua nga kamerat i zhgënjyer në stolin rezervë.