Shefi i kuzhinës Renato Mekolli është përplasur keq me njërin prej konkurrentëve mbrëmjen e kaluar tek emisioni ‘’Hell’s Kitchen’’ pasi ky i fundit i ktheu fjalën. Konkurrenti kishte harruar pa pastruar karkalecat dhe Renato e urdhëron ta marrë tiganin e ta hedhë.
“S’dua”, ja kthen konkurrenti duke e kundërshtuar shefin e kuzhinës disa herë. Renato nxehet dhe e hedh tiganin me nerva.
“Dil përjashta shpejt, më thua mua s’dua ti”, dëgjohet të thotë Renato. Konkurrenti largohet dhe kthehet prapë duke i kërkuar të falur, por Renato i përgjigjet: “Dil përjashta dhe mos u fut më në kuzhinë, zhduku, më thua mua më fal, idiot”.