Një makinë tip “Volkswagen”, është përfshirë nga flakët një natë më parë në qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se mjeti i përket oficerit të policisë gjyqësore Edvin Gjyli.Ende nuk dihen shkaqet, por policia është duke hetuar edhe pisten se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Kujtojme se Gjyli është një nga dy efektivët e policisë me detyrë përkatësisht inspektor i Krimeve të Rënda i pezulluar nga detyra, për shkak se nxorrën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjend në Papër të Elbasanit më 1 korrik të këtij viti .
Djegija e mjetit është kryer pranë baneses se oficerit të policisë që ndodhet në afërsi të doganës Elbasan, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.
Burime zyrtare bëjnë me dije se oficeri i krimeve të rënda ishte kthyer në detyrë pak kohë më parë me vendim gjykate. Gjykata e Elbasanit riktheu në detyre edhe kolegun e tij, Eduart Hasani.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)