Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Indi. Një lagje e tërë është angazhuar për të shpëtuar një fëmijë vetëm 8 muajsh që rrezikoi të rrëzohej nga çatia e një pallati. Ngjarja është shënuar në Chennia.
I vogli ishte rrëzuar nga krahët e nënës së tij nga tarraca e katit të katërt dhe rrëshqiti mbi llamarinë. Poshtë banorët vendosën një batanije të madhe për ta pritur në rast se do të rrëzohej.
Ndërsa dy burra nga ballkoni arritën ta kapnin fëmijën në momentin kur ai po rrëshqiste gati të binte nga tarraca.