Një incident ka ndodhur para fillimit të konferencës për shtyp ndërmjet Donald Trump-Vladimir Putin.
Një reporter u shoqërua me forcë nga vendi ku ishte pozicionuar për konferencën e përbashkët të së hënës ndërmjet të presidentit Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, pak minuta përpara se udhëheqësit e botës të dilnin në konferencë.
Reporteri i cili po protestonte mbante një letër e cila lexonte “Traktatin e Ndalimit të Armëve Bërthamore”.
Për këtë formë protestë siguria e nxorri jashtë, ndërkohë që ai luftonte kundër rojeve, të tjerët në dhomë nxorën telefonat dhe filluan të regjistrojnë incidentin.
Protesta e tij ndodhi pasi takimit që Trump dhe Putin zhvilluan me dyer të mbyllura me ndihmës në Pallatin Presidencial në Helsinki, Finlandë.
A man with a sign was escorted out of the location where Trump and Putin are having their joint press conference. pic.twitter.com/PU0vfGPlOL
— POLITICO (@politico) July 16, 2018
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post