Ekstremisti grek Babis Karathanos, në një intervistë ekskluzive për Fax News, foli për thirrjet antishqiptare në ceremoninë varrimit të 35-vjeçarit, Kostandinos Katsifa.
Karathanos u shpreh se thirrjet ku shaheshin shqiptarët ishin nga familjarët e Katsifas, ndërkohë që personat që organizuan varrimin i ndaluan këto të shara.
Për shpalljen e 52 shtetasve ‘non grata’ nga vendi jonë, Karathanos u shpreh se nuk e di se kush janë ato shtetas, ndërkohë që shtoi se ai nuk është ndaluar nga policia dhe se nuk është shpallur ‘non grata’.
“Un mendoj se kjo ndalesë është gabim nga polica shqiptare dhe ky veprim nuk e ndihmon Shqipërinë në ecjen e Bashkimit Europian dhe do të duhet që zoti Rama dhe të gjithë ata që nuk e respektojnë Greqinë dhe grekët, që ofenduan të vdekurin, pasi Rama e quajti te vdekurin të çmendur dhe ekstremist por po të ishte vërtetë me armën që ai kishte do kishte vrarë shumë policë shqiptarë, nuk e bëri këtë, nuk qëlloi kundra asnjërit dhe përfundoi ai i vrarë me 2 plumba, i paarmatosur.”- u shpreh ndër të tjera Karathanos.
I pyetur nëse e quan veten ektremist, Karathanos u shpreh në Shqipëri disa rryma e akuzojnë për ekstremist por kjo nuk është e vërtete, pasi sipas tij ai është ndodhur në Shqipëri dhe në festa, panaire, dhe jo vetëm kur ka probleme.
Intervista plotë
1.Çfarë mendoni për thirrjet ekstremiste në ceremonine e Katsifas kundrejt shqiptareve ?
Çfare bërtita?! Në vdjekjen e Kacifas filluan të bërtitura për heroin Katsifa. Në ceremoni nuk kishte sharje kundrejt shqiptareve. Une të pakten nuk degjova të kishte të tilla. Dëgjova thirrjet i pavdekshem, Katsifas ti jeton, ti na drejton, Katsifas ti je hero dhe pak thirrje dëgjoheshin ku shanin shqiptaret. Ishin njerezit e familjes së tij që shanin. Ata persona që organizuan varrimin i ndaluan këto të shara, por thirrja kryesore në varrimin e tij ishte e thërritura Katsifas ti jeton, ti na drejton. Kërkonim në thirrje që Greqia të vinte të kujdesej për grekët që ndodheshin atje. Që Greqia të kujdesej për shkolla gjithandej në Himarë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë dhe kudo ku ndohen grekë. Të kenë të drejtën e shkollës greke, të flasin greqisht të kenë mundësi të festojne festat e grekëve kjo është ajo që bërtitëm, ajo që kërkojmë, kjo është ajo që u dëgjua. Nuk u bë asgjë kundër shqiptarëve, nuk u dogj asnjë flamur shqiptar. E ritheksoj me popullin shqiptar nuk kemi gjë kundër ne i duam ata. Por duam nga qeveria shqiptare dhe mediat shqiptare të jenë të drejtë dhe të mos shtremojnë ngjarjet. Un jam një njeri që prejardhja ime është nga ajo zonë, asnjë herë nuk kam thënë gjë kundër tyre, un jam kundër çdo qeverie shqiptare që nuk respekton të drejtat e grekëve në Shqipëri.
2.Shqipëria ka vënë non grata 52 grekë, si e komentoni këtë ?
Nuk e di kush janë 52 grekët qe u ndaluan në ceremoninë e vdekjes së Katsifas, nuk jam njohur me emrat e tyre. Un besoj se kjo gje nuk duhet te behej sepse nje shtet demokrat që do të hyjë në Europë nuk mund të nxjerrë flet rrufe që mos të hyjnë disa njerëz në vendin e saj, sepse në Europë mbizotëron e drejta e idesë, e drejta e fjalës ku secili mund të besojë çfarë të dojë dhe ta thotë i lirë atë që mednon dhe tjetri duhet ta pranojë. Ka ligje që nuk mundet që dikush të ndalojë hyrjen dhe sidomos një person që është nënshtetas shqiptarë pasi nder keta 52 persona janë dhe vorioepiriot dhe nuk mund ti ndalojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre veç për faktin se ata shkuan në vdekjen e një greku që u vra nga plumbat e policisë shqiptare pa të drejtë. Un mendoj se kjo ndalesë është gabim nga polica shqiptare dhe ky veprim nuk e ndihmon Shqipërinë në ecjen e bashkimit europian dhe do të duhet që zoti Rama dhe të gjithë ata që nuk e respektojnë Greqinë dhe grekët, që ofenduan të vdekurin, pasi Rama e quajti te vdekurin të çmendur dhe ekstremist por po të ishte vërtetë me armën që ai kishte do kishte vrarë shumë policë shqiptarë, nuk e bëri këtë, nuk qëlloi kundra asnjërit dhe përfundoi ai I vrarë me 2 plumba, i paarmatosur.Për këtë gjë duhet që policia shqiptare, RENEA dhe qeveria shqiptare të japin sqarim sepse nuk mund të marrin jetën e një njeriu për çfarë do lloj gjëje që të ketë bërë ai. Duhet ta arrestonin dhe ta linin për gjykim. Ne këtë kërkojmë nëpërmjet gjykatave europiane dhe nëpërmjet ministrisë së jashtme greke, që policia të na japë videon dhe nga kjo të nxjerrim në qoftë se Katsifas u vra nga shkëmbimi i zjarrit apo ishte i paarmatosur. I detyrohemi për ta çuar nderin deri në fund.
3.Bashkë me 52 shtetas greke janë shpallur non grada dhe dy eurodeputetë?
Nuk e kuptoj pse ka dalë kjo masë sigurie. Ata dy eurodeputetë u ndodhën në varrimin e një greku që u vra nga polica shqiptare. Pse mos te shkonin në varrimin e tij? Ishte një nderim për familjen Katsifas për të thënë se ky djalë u vra me pa të drejtë dhe siç e thashë ai mund të arrestohej dhe të gjykohej.
- Ju jeni shprehur se ju ka ndaluar policia…
Pse të më ndaloi policia ?! Un hyra me rregulla në Shqipëri. Kam të drejtë, jam shtetas grek dhe mund të hyjë në Shqipëri kur të dua brenda ligjeve. Nuk kam asnjë denoncim dhe asnjë vendim gjyakate dhe s’jam gjykuar kurrë. Nuk jam non grada, jam i sigurt për këtë.
- A e quani vetem ekstremist?
Mua në Shqipëri disa rryma më akuzojnë për ekstremist që nuk është e vërtete. Unë jam ndodhur në shqipëri dhe në festa, panaire, kam shkuar për gjëra të mira jo gjithmonë kur ka problem. Kam shkuar dhe në moment të vështira, sin ë periudhën e zgjedhjeve të Himarës ku duhet te dilte kryetar bashkie greku Bollano. Atëhere gazetat shqiptare dhe shteti shqiptar më kanë quajtur ekstremist. Unë nuk jam gjykuar nga gjykata shqiptare përson non grada që të më ndalojnë hyrjen. Kam qënë i rregullt aq herë sa jam gjendur në Shqipëri për të vërtetuar arsyet që kam kërkuar të drejtat e grekëve që ndodhen aty. Që greket që jetojnë atje të zgjedhin kryetarin e bashkisë që ata duan. Të kenë të drejtat e tyre e mos ti mohoen ato ashtu siç e kërkon gjykata ndërkombëtare. Kam kërkuar vetëm interesin e grekëve që ndodhen atje.
- Je arrestuar nje here në Shqipëri…
Në vitin 2000 ndodhesha në Himarë për zgjedhjet dhe nuk na lanë që të numëronim votat. Morën kutitë dhe nxorrën të tjera përfundime dhe nuk nxorrën Bollanon kryetar që kishte shumicën e votave. Dhe në 2003 me qeverinë Nano në zgjedhjet e Himarës ku prap u munduan të bëjnë të njëjtën gjë dhe nga ndërhyrja jonë dhe ndërkombëtarëve u numëruan siç duhet votat dhe me pas doli Bollano kryetar bashkie. Kujdes, ky është himariot. Është lindur dhe rritur aty por që e thotë se është grek, i homogjenisë greke, kurse qeveria shqiptare nuk njeh asnjë grek në Himarë, e perifrazon sikur Himara nuk ka grek ku ata zgjedhin kryetar grek. Këtë duhet ta kuptojën shqiptarët që duhet të respektojnë të drejtat e ndërkombëtarëve ashtu si ajo kërkon për Kosovën për Tetovën kudo ku ndodhen shqiptarë, që të kenë të drejtat e tyre , pasi ata deklarojnë se janë shqiptarë. Ashtu do deklarojmë dhe ne që jemi grek kudo që të jenë në Shqipëri. Për këtë ngjarje Shqipëria bën gabim që nuk e pranon ne qoftë se do të bëhet pjesë e BE duhet të pranojë se çfarë kombësie dhe feje ka gjithësecili.
- Ke të drejte te shkosh në shtete te tjera per zgjedhje siç shkon në Shqipëri?
Kemi të drejtë dhe çdo njeri ka të drejtë të shkojë tek secili shtet sidomos shtet të Europës që të gjendet ose të asistojë në zgjedhje. Unë nuk kam të drejtë të votoj se nuk jam shtetas shqiptar, por kam të drejtë si Vorio-Epiriot ku e kam prejardhjen, dhe si kryetar i lëvizjes së Vorio-Epiriotit dhe më vonë si ish kryetar i mbedhjes së kryesisë greke të gjendem atje, ti mbeshtes dhe ti organizoj votuesit grek kur un ndodhem brenda klauzoles dhe ligjeve shqiptare. Une jam ndodhur dhe kam vajtur në shumë zgjedhje dhe i kam mbështetur votuesit e partisë për të drejtat e njeriut dhe të OMONIAS, dhe kurrë nuk kam bërë diçka kundra ligjeve ndërkombëtare.
8.Sa herë që shkoni në Shqipëri dilni gjithmonë në krah të ekstremistëve?
Sa herë kam ardhur në Shqipëri i kam mbështetur votuesit e partisë të drejtat e njeriut dhe votuesit homogjen si në zgjedhje qëndrore dhe në zgjedhje vendore. Unë kurrë nuk kam mbështetur ekstremistë, vëtëm nëse ju ekstremist quani Vangjel Dulen, ose po quajtët ekstremist deputetët që ne zgjedhim në Sarandë, në Gjirokastër dhe më përpara në Himarë në Korçë kur partia kishte nxjerrë deputetë dhe në korçë. Unë kurrë nuk kam mbështetur ekstremistë. Kurrë nuk kam qenë i tillë dhe nuk kam thënë gjë të keqe për Shqipërinë si vend. Gjithmonë kam qenë kundër qeverisë shqiptare që nuk respekton të drejtat e minoritetit, të drejtat e grekëve atje. Atje do jem gjithmonë dhe i palëkundur. Heren e fundit që erdha , erdha në një varrim të një djali që u vra në vendin e tij nga policia shqiptare. Mendimi jonë është që duhet të arrestohej vetëm për mbajtjen e armës dhe përdorimin e saj, por ai u vra. Ne e cilësuam të pavend vdekjen e tij dhe nga kjo vajtëm atje që të nderonim lëvizjen e tij dhe të ishim në ceremoni. Këtë nuk e mendoj si ekstremizëm por si rrespekt për një djalë i cili mbështeti të drejtat e minoritetit grek dhe që ngriti flamurin grek në atë vend ku jeton minoriteti grek.
- A besoni se Shqiperia dhe Greqia kane probleme me kufirin tokesor?
Une nuk besoj se ka problem per te nderuar kufijte midis Shqiperise dhe Greqise. Une kurrë nuk kam kerkuar per te ndryshuar kufijte. Une gjithmone kam thene se duhet qe minoriteti grek, duhet te kete te gjitha te drejtat qe u jepet nga marreveshja nderkombetare. Kur nuk kam hapur temen e ndryshimit te kufijve dhe kur nuk kam mbajtur qendrim ne kete teme per te ndryshuar kufijt. Ajo qe ne gjithmone themi është se ajo toke atje qe ne i themi Vorio-Epiri eshte nje zone ku minoritaret kane lindur dhe rritur dhe atje jetojnë. Prandaj themi qe Vorio-Epiri eshte nje prone greke, jo pse duam te ndrojme kufijte , por duam qe njerezit qe jetojne atje te jetojne me te gjitha te drejtat qe kane si greket. Kurre nuk kemi kerkuar ndryshim kujfish. Te kunderten ekstremistet e djathte atje te vendit fqinje te Shqiperise, kerkojne me harta dhe i publikojne qe i gjithe Epiri deri ne Preveza jane shqiptare dhe duan qe te Shqiperia te behet e Madhe, ku te arrij deri ne Preveza. Ne jemi kunder kesaj ketyre gjerave. Anjehere nuk kemi kerkuar te ndryshojne kufijt te kunderten grupi ekstremist i Shqiperise kerkojne ndryshim kufiri.
- Çfare mendoni per kufijte me shtetet e tjera?
Une besoj se duhet te kete nje marreveshje midis Shiperise, Greqise dhe Italise. Duke marre parasysh ishujt qe ndodhen ne Korfuz duhet bere marreveshje dhe kjo gje eshte e pershtatshme per te tre shtetet. E njejta marreveshje eshte bere me zotin Berisha. Duhet te merret parasysh ajo marreveshje qe tu shpjegoje te tre popujve. Por kete marreveshje e sabotoi zoti Rama. Se ka nje idjotizem kohet e fundit per keto marreveshje dhe mendoj se zoti Rama ben gabim sepse loz lojen e Turqise ne zone dhe ne te vertete duhet bere e kunderta per te miren e Shqiperise. Mendoj se Shqiperia duhet te bashkepunoje me Greqine se jemi dy popuj komshinj ku mund te bashkepunojme per te miren e dy paleve. Keto keqkuptime kujtdo tjeter i bejne mire perveç Shqiperise dhe Greqise. Une besoj se duhet bashkepunimi i popullit shqiptar dhe atij grek pasi nuk kemi se çfare te ndajme por perkundrazi kemi shume qe na bashkojne.
- Ndihesh mirë me bashkëpunimin Shqiperi-Greqi për cështjen e varrezave të ushtareve grekë që po bëhet ne Shqipëri?
Po ndihem vertet shumë mirë që u arrit një marrëveshje për varrezat e ushtarëve grek të renë në Ersek dhe në Dropull dhe pres që të firmoset dhe marrëveshja e varrezave në Korce, sepse në këto tre vënde ranë shumë ushtarë grek në luftën kunder fashizmit. Nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk ka rënë dakort për këtë sepse i vdekuri quhet nje hero dhe duhet të rrespektohet dhe nga kundërshtarët. Duhet ti rrespektojmë Grekët që luftuan dhe ranë hero për shpëtimin e botës kunder fashizmit dhe prej kësaj duhet të rrespektohet nga të dy popujt si Grek dhe ai Shqiptarë. Siç thash jam shumë i kënaqur me këtë marrëveshje dhe pres dhe marreveshjen e tretë në Korcë sepse dhe atje jashtë Korcës kane rënë shumë ushtarë Grek në lufën kundër fashistëve dhe ata kan mbetur pa varre.
12.Fakti që dy vendet janë ne NATO i bën ata më bashkëpunues për çështjen e Shqiperisë drejt Bashkimit Europian?
Jemi pro bashkëpunimit që dhe Shqiperia si pjestare e Natos duhet të angazhohet. Duhen respektuar të drejtat e pakicës greke dhe jo te bëjne ate qe ben duke vrarë grekët dhe duke tentuar ndalimin e festave kombëtare, duke mbyllur shkollat, duke ndaluar njohjen e Himares dhe Korcës si minoritet grek. Do të duhet domethënë, per te hyre në Europe të bëjë disa hapa përpara në të cilat hapat e fundit që janë bërë janë mbrapa jo përpara. Nuk mund të nxjerrë non grata disa njerëz nga e gjithe bota që erdhën për varrimin e një djali të ri. Nuk mund të drejtojë dhe të fusë në burgë njerëz që erdhën për vdekjen e Katcifas dhe ti përgjithësoj dukenxjerr konkluzione pa pasur fakte. Pra per te hyre ne Europe duhet qe te jete e gatshme qe te perballet me kerkesat e njerzve te saj, sepse njerezit e saj jane njerez me kombesi greke me nenshtetesi Shqiptare dhe duhet ti rrespektojne te drejtat e ketyre sic bejn ne të gjith boten. Ne te gjithë Europen ndodhen minoritar të vendeve të tjera por çdo shtet i rrespekton gjuhen, shkollen, mendimet dhe vlerat e tyre dhe nuk vret njerez dhe idetë e tyre.