15:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Incidenti diplomatik në konferencën e Ramës, dy ambasadorët gjermanë dhe francezë braktisin takimin sapo kryeministri merr fjalën

13:51 | 15/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Incidenti diplomatik në konferencën e Ramës, dy ambasadorët gjermanë dhe francezë braktisin takimin sapo kryeministri merr fjalën

Një incident diplomatik është shënuar në konferencën e organizuar nga qeveria, për amnistinë fiskale, ku kryeministri Rama është treguar i pakursyer me kritikat e tij në drejtim të dhomës amerikane të tregtisë, dhe të gjithë të huajve që janë kundërshtarë të kësaj nisme.

Kanë qenë ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe homologu i saj gjerman, Peter Zingraf që kanë lënë pa fjalë kryeministrin Edi Rama, pasi e kanë braktisur konferencën në momentin që kreu i qeverisë ka nisur të flasë.

Barsacq dhe Zingraf ishin të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale dhe kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një ekspert nga Britania e Madhe, të cilët shpjeguan  specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma e qeverisë.

Menjëherë sapo Rama ka marrë fjalën, dy ambasadorët shihen duke lënë sallën, ndërkohë që veprimi ka lënë për disa sekonda të heshtur dhe vetë kryeministrin.

Nuk dihet ende se çfarë i ka shtyrë dy ambasadorët e rëndësishëm që të largohen në këtë mënyrë nga takimi.

Edi Rama nga ana e tij, iu drejtua partnerëve tanë ndërkombëtarë për amnistinë fiskale, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të aplikojë çdo ligj të këtyre vendeve nëse ai do të jetë më i shtrënguar se ai shqiptar.

“E vetmja gjë që ne jemi munduar të bëjmë në këto 3 vjet, është pikërisht kjo: Të studiojmë të gjithë amnistitë e bëra dhe të shohim të gjitha diferencat dhe të kemi një amnisti që të jetë më e shtrënguara. U them të gjithë partnerëve, në vendet tuaja janë bërë amnisti, na sillni ligjet e amnistive.

Nëse i keni pasur më të shtrënguara, se ne do t’i bëjmë siç i keni bërë ju. Asnjë nuk i ka më të shtrënguara seç është ky ligj i Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. I keni shumë më tepër demokratike amnistitë, kështu që nuk do të na ndihmonit dot për t’i shtrënguar më shumë”, tha Rama.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ambasadoretambasadorja francezerama
Pas

Shifra alarmante në Kosovë, mbi 1200 raste të reja me koronavirus

Para

E rëndë në Korçë, 27-vjeçari tenton të vetëvritet brenda në komisariat (EMRI)

Para
E rëndë në Korçë, 27-vjeçari tenton të vetëvritet brenda në komisariat (EMRI)

E rëndë në Korçë, 27-vjeçari tenton të vetëvritet brenda në komisariat (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.