Duhet thënë se përherë e më shumë rrjetet sociale na ekspozojnë drejt denomeneve dhe sjelljeve të panjohura më parë. Dhe kjo ka ndodhur edhe me një 40-vjeçar nga Tirana.
I njohur në rrjetet sociale me një shtetase të huaj dhe më pas vazhdimi i bisedave me video intime në ‘Skype’ e ka bërë atë që të drejtohet drejt policisë.
Vajza e kërcënonte se videot që kishte në dispozicion do ti bënte publike masivisht duke e turpëruar publikisht shqiptarin. Në fakt mjedisi online është shumë pak i rregulluar përsa i përket çështejeve ligjore.
Sipas policisë, personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi 40-vjeçarin që të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër. Kjo video seksuale ishte regjistruar nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.
Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar.
Policia apeloi që shqiptarët të tregohen më të kujdesshëm pas këtij rasti, kur krijojnë miqësi nëpër rrjetet sociale. “Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në ‘Skype’. Raste të çuditshme, por reale që ndonjëherë mund të mendohen të paperceptueshme prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja”, tha dje Policia e Tiranës në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në internet. (E.K/SHUPLAKA)