Gjykata e Shkodres ka vendosur sot “arrest me burg” me afat 30 dite per policin Berhan Bajrakurtaj, i cili u akuzua se i ka dërguar video intime një të miture dhe se e ka ngacmuar seksualisht.
Burime bëjnë të ditur se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, punonjësi i policisë Berhan Bajrakurtaj mohoi se videon ia ka nisur një të miture.
“Nuk kam ngacmuar asnje te mitur. Kam qene në shtëpine time. Nuk e di se si ka dale video. Para pak kohesh e ka çuar celularin në servis dhe më pas e kam patur me kod. Une nuk di ta perdor mire celularin.Une nuk di nga këto gjëra. Dhe s’kam abuzuar kurrë me të mitur apo ngacmuar. Nëse e kam bërë jam gati të rri në burg gjithë jetën. Por asnjë akuzë e tille s’mund të më vihet nga gazetarë. Ajo video është private dhe s’di si ka dal nga telefoni.”- ka thene ai.
Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e kishte bërë me dije që në fillim se do të kërkonte burg me afat 30 ditë për paraqitjen e provave.
Për policin u publikua pak ditë më parë në media një video me përmbajtje të rëndë, e cila u pretendua se i ishte dërguar një të miture. (LEXO KËTU)
Vetë Bajrakurtaj është shprehur se videon e ka bërë ai, po në ndryshim nga sa është thënë, personit që i është çuar nuk ka qenë në moshë të mitur.
Derimë tani nuk ka dalë ende personi që ka denoncuar se është ngacmuar nga inspektori i policisë, duke bërë që të ketë pak prova që rëndojnë pozitën e Bajrakurtit.
(M.Q/Faxweb.al)