Inva Mula ka vizituar disa familje në Bubq të Fushë-Krujës por edhe qendrën e ndihmave vullnetare tnë ditën e 9 që prej kur aktivistë të udhëhequr nga Aulon Kalaja ndihmojnë në forma të ndryshme familjet në nevojë.
Mula ka falenderuar nismën e aktivistëve si dhe ka shprehur solidaritetin e saj me familjet në nevojë, duke bërë edhe apel për sa më shumë përkrahje.
Mula ka mbështetur edhe idenë e dhurimit të kontenierëve ndaj familjeve si mënyra më e mirë për të tejkaluar situatën emergjente pasi jetesa në çadra e tyre sipas saj është e vështirë.
Kalaja e ka njohur sopranon e njohur me mënyrën se si funksionon gjithë organizimi dhe shpërndarja e ndihmave por edhe furnizimime ushqime.
Mula ka folur edhe për konceritn që do të zhvillohet këtë muaj me pjesmarrjen e shumë artistëve të njohur dhe që të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë tha ajo për familjet e prekura nga tërmeti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post