Ish-oficeri i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili është larguar për azil në vendet e Bashkimit Europian, ka vijuar me komentet lidhur me aktualitetin në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar kryebashkiakun e Tianës, pas nismës së tij për mbjelljen e sa më shumë pemëve, teksa shkruan: “Seç është njëri që mbjell pemë e i mbijnë gradaçela…”
Për këtë ai ka postuar edhe një video montazh, ku duken disa pemë, të cilat shndërrohen në gradaçela.
Ndërkohë ndjekësit e tij kanë vërshuar me komente kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post