Mbrëmjen e sotme në Fax Nwws në emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani është trajtuar Çështja e anëtarit të KLP-së, Tartar Bazaj, lidhur me kohën kur ai ka qenë efektiv policie në Sarandë dhe ku dyshohet se nëfillim të viteve ’90 ka kryer plagosje të dyfishtë pas një sherrin në fshatin Vuno.
Gazetari Artur Cani ka takuar njërin nga personat që pretendon se është plagosur në vitin 1992 nga Tartaj Bazaj sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai u shpreh se ka qëndruar për 8 ditë në atë kohë në spital për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar plumbi i dalë nga arma me të cilën është qëlluar mbrëmjen e 2 shtatoit 1992 në fshatin Vuno.
Personi 1: “Unë isha atje, siç ishim dëgjuam që filloi sherri, dmth, s’kishte dhe drita ishte natë. Edhe dikush nga ata të fshatit pretendonte se I kishin ngacmuar gruan a motrën nuk e di. Nuk dallonim se çfarë po bëhej. U futëm aty për të shuar sherrin, me sa di ishin përfshirë 2 policië. Mua më kapi një plumb që u qëllua nga pistoleta, bashkë me mua edhe një tjetër. Shkova në spital në Sarandë, qëndruam 8 ditë atje pastaj u kthyem në shtëpi. Unë me thënë drejtën nuk e pashë kush më qëlloi. Nuk e di në ishin nga policët apo nga pjesa tjetër në konflikt. Pas 20 ditësh më erdhi një polic në shtëpi dhe më pyeti si ndodhi ngjarja. Më shpëtoi fati, fati im që u plagosa por edhe fati im që shpëtova”, tha personi të cilin “Ajsberg” vendosi të mos ia bëjë publik emrin.
Cani: Më tregon dot çfarë ndodhi me problemin e pronësisë në Sarandë?
Personi 1: Më kishin hapur një gjyq këta të Iljazajt, vajta brenda shte ky shoku, Tartar Bazaj, u bëmë shokë, më thanë është avokat, ia dhashë atij çështjen, e humba në fakt.
Çani: Në çfarë viti ka qenë ky gjykimi
Personi 1: Më duket se ka qenë në vitin 2004, po në 2004 ka qenë.
Çani: Jeni takuar pas 32004 me Bazajn më?
Personi 1: Jo jo nuk jam takuar më.
Çani tha se përderisa një ish-polic ka bërë një denoncim të tillë për Bazajn, mund të kishte edhe persona të tjerë për të cilat ka zhvilluar edhe dy biseda me
Gaztari ka mbërritur në Sarandë ku është interesuar tek ish-kolegët të Artur Bazajt I cili në atë kohë ka qenë punonjës i Policisë në reapartin e NDërhyrjes së Shpejtë, kohë e cila ka ndodhur edhe ngjarja të cilën trajtoi emisioni.
Biseda me personin 2 (ish-koleg i Bazajt):
Çani: Në një fshat këtu ka ndodhur në 92 një plagosje, dy veta janë plagosur. Për këtë ngjarje kanë ndaluar Tartar Bazajn.
Cani: E mban mend (pyet personin tjetër)
Efektivi: Ka qenë në repertin e ndërhyrjes së shpejtë, jo në repartin tonë të policisë.
Çani: E mban mend apo jo?
Personi 2: E mbaj mend si ngjarje por nuk kam qenë i pranishëm. U ndalua dhe më pas u la i lirë, unë nuk e di sa është mbajtur i ndaluar.
Biseda e gazetarit me një ish-koleg tjetër të Bazajt:
Personi 3: Nuk e kujtoj, të them ndonjë fjalë bote, nuk e di
Çani: Keni qenë policë njësoj, e njeh ti
Personi 3: E ke gabim, unë kam qenë policie e rendit
Çani: Keni qenë të dy bashkë
Personi 3: Jo nuk e mbaj mend, mbase ka qenë në FNSH
Çani: E shikoni, ju e dini më mirë se unë
Personi 3: Mbase por nuk më kujtohet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)