Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka publikuar në rrjetet sociale një moment gazmor gjatë pushimeve të tij në SHBA me familjen, ku është kafshuar nga një struc.
Teksa tentonte bashkë me djali e tij 4-vjeçar Wilfred të ushqenin strucin nga dritarja e makinës, zogu i madh, befas nga dritarja e hapur, futi kokën në makinë dhe e kafshoi.
Videoja është postuar nga bashkëshortja e tij Carrie, ndërsa djali i vogël nis të qesh pas reagimit të të atit, i cili lëvizi shpejt mjetin nga vendi.
“Tepër argëtuese për të mos u postuar”, ka shkruar ajo krahas videos, e cila ka marrë mjaft komente pozitive.
Sipas The Sun, familja e ish-kryeministrit britanik aktualisht është duke pushuar në Teksas.