Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku dy punonjës kanë rënë nga lartësia e një objekti ku punonin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim në Ishull-Lezhë, ndërkohë që dy puntorët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Paraprakisht dyshohet se punëtorët nuk kanë pasur kushtet e duhura të sigurisë në punë.
(E.K/Faxweb.al)