Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21.15 tre persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.
Viktimat janë Endrit Alibeaj, 34-vjeç me precedent të mëparshëm kriminal, Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit, nip dhe dajë, si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç shtetas polak me origjinë nga Turqia, i cili ishte bashkëshorti i një të afërmje të viktimave.
Në një raportim nga vendngjarja gazetarja e Fax News, Entela Duka tregoi sipas burimeve hetimore nga policia sesi ka ndodhur ngjarja.
Sipas policisë atentatorët u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre. Në këtë moment është hapur zjarr në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre viktimat duke qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Pas plagëve të marra drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me portën e lokalit, ndërkohë që më pas kanë filluar sërish të shtënat ndaj tyre. Një nga personat, shtetasi i huaj ,është gjentur jashtë makinës dhe dy shtetasit e tjerë janë gjetur në makinë.
Pavarsisht se është bërë ndërhyrja e menjëhershme, ka qenë e pamundur për ti mbajtur në jetë. Ato kanë humbur jetën rrugës për në spital . Pasi kanë qëlluar atentatorët dyshohet kanë përdorur rrugën që të çon në brendësi të ish Kombinatit Metalurgjik, e cila është një zonë e mbledhur ku mungon ndriçimi. Mendohet se atentatorët kanë ikur në drejtim të Peqinit. Ka disa biznese rrotull zonës që mund ti shërbejnë grupit hetimor. Ka kamera sigurie dhe grupi hetimor bën me dije se i ka sekuestruar kamerat. Personat pretendohet se kanë qenë të maskuarm ndërkohë që e kanë studiuar mirë situatën.
Në vitin 2013 Endrit Alibeaj ka qenë i arrestuar për drogë në Itali dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur për një prishje pazaresh.
Gazetarja deklaroi se nuk kemi të bëjmë me banda të qytetit të Elbasanit, por me konflikt të importuar nga jashtë. Dy shtetastit nga Elbasani një periudhë të caktuar kohë kanë jetuar në Angli dhe kryesisht në vendet e zhvilluara të Evropës.
(M.Q/Faxweb.al)