Qytetarët e Kukësit ditën e sotme janë dyndur në tregun e qytetit për të bërë pazar, ku edhe pse fluks ata janë mundur të mbajnë distancë, por pa maska dhe doreza.
Çmimi i një maske të thjeshtë që para pak javësh ishte 10 lekë ka shkuar në 130 lekë copa dhe shumë qytetarë shprehen se nuk kanë mundësi t’i blejnë.
Sa i perkët çmimeve në treg, blerësit shprehen se ka rritje tek furtat dhe perimet
Në rrugët e qytetit shikohen edhe mosha të treta që dalin për të bërë pazar pasi janë pensionistë të vetëm në shtëpi.
“Jam plak nuk di të të shpjegoj, kam dalë të paguaj dritat dhe do kthem, jam pensionist, nuk çfarëtë bëj për rregulloren, s’ka kush mi paguan”, tha qytetari për Fax News.
Deri më sot fatmirësisht Kukësi ende nuk është prekur me virusin Covid-19.
(F.GJ/FAXWEB.AL)