Një shqiptar i cili është bllokuar në Suedi ka folur për Fax News preth situatës në të cilën ndohet ku shprehet se nuk ka gjetur përgjigje rreth këkesës së tij për t’u rikthgyer në vend. Ai tha se mund ti rrezikohet djegia e pasaportës por edhe shëndeti pasi nuk ka asnjë masë.
Bernard Sulaj tha se momentalisht është i papunë dhe përballimi i jetesës është një nga arsyet pse do të kthehet në vendin e tij.
Sulaj tha se në Suedi janë rreth 21 shqiptarë të tjerë dhe ende nuk dihet se si do të veprohet me ta ndërsa pohon se ka përdorur të gjitha kanalet publike të komunikimit me kryeministrin dhe i është thënë se do të ndërhyjë shteti vetëm në raste emergjente.
“Dua të jem prezent pranë familjes time që ndodhet në Tiranë. Në dijeni time që i njoh nuk kam por kam mësuar se janë rreth 21 persona në këtë shtet. Kam bërë përpjekje për të kontaktuar me kryeministrin dhe më kanë thënë se vetëm në raste emergjente mund të kthehesh në asnjë rast tjetër. Mendoj se ky i imi është një rast emergjent. Nuk qëndroj në shtëpi gjatë gjithë kohës, përderisa janë hapur restorantet, baret dhe kafenetë i frekuentoj pasi nuk ka një ligj me sanksione si në pjesën më të madhe të Europës. Njerëzit nuk ndodhen në panik, jeta është normale, çdo gjë vijon normalisht. Ka edhe nga qytetarët që nuk i frekuentojnë masivisht ambjentet publike. Nuk jam në marrëdhënie pune momentalisht. Se si do ta përballoj jetesën do ta shikoj në vijim kjo është edhe një nga arsyet që dua të kthehem në Shqipëri. Nuk kam asnjë informacion se si do të veprohet me emigrantët, madje nuk i japin për të mos përhapur panik, më shumë marrim informacione nga vendet e tjera”, tha i riu shqiptar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)