Punonjësit e 55 kompanive nënkontraktore që ishin përgjegjës për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës, kanë nisur një protestë përpara Kuvendit.
Punëtorët kërkojnë rrogat e prapambetura nga qeveria, ndërsa paralajmërojnë se do ndërmarrin të tjera masa për të marrë rrogat.
Protestuesit shprehen se kanë ezauruar çdo hap ligjor, prandaj sipas tyre kanë mbërritur përpara Kuvendit.
Në një bashkëbisedim që kanë patur me deputetin demokrat Luan Baçi protestuesit janë shprehur se kanë mbetur pa bukë. Ata këmbëngulin që t’iu garantohet një takim me kryeministrin Rama dhe minstrin Gjiknuri.
“Po rrimë pa bukë, me kë do flasim ne me Amerikanin apo me Serbin. Jam pa bukë sot më kanë hequr dhe nga ndihma ekonomike, pse ke televizor thonë. Mua televizorin ma ka dhënë vëllai. Ore, s’kemi bukë që të hamë, të jep njeri borxh ty?!
Na mundësoni një takim me Edi Ramën, jam gati të shtrihem aty. Po jo kështu të tallen me ne. Kush do votojë për ne, ne duam lekët le të vijë kush të dojë në pushtet, do vij një serb dhe do na mbajë në pëllëmbë të dorës. Ç’a bëhet kështu mor, të dalë këtu Gjiknuri dhe Rama, se nuk i hamë jo.
Ku është peshku i madh, ku është, kapen hallexhinjtë”, u shprehën protestuesit.
(E.K/FAXWEB)