Një ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të kryeqytetit pasditen e sotme ku një burrë ka rënë nga pallati por për fat të mirë ka shpëtuar pa marrë dëmtime serioze që i rrezikojnë jetën.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga abcnews, personi që është rrëzuar është një i moshuar i cili ka rënë mbi një tendë, gjë e cila i ka shpëtuar jetën.
Ai duket i vetëdijshëm dhe pa probleme të mëdha, ndërsa policia bën me dije se pas ngjarjes i moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja ndodhi nga zonën e Astirit rreth orës 15:00 në Tiranë dhe ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve që ndodheshin aty pranë të cilët edhe janë ndaluar por nuk janë lejuar të afrohen nga perimetri i sigurisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)