Lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, janë përfshirë në një video aspak korrekte mund të themi. Në të ata tregojnë disa histori ku duken se tallen me besimin e krishterë.
Videoja është publikuar nga imami Ahmed Kalaja në Facebook-un e tij. Në këtë video të regjistruar me celular, Andi Lila tregon se si tallet me priftërinjtë në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t’i bekuar para ndeshjeve të kampionatit.
Duhet thënë se të dy këta lojtarë janë shumë të afërt me besimin mysliman po kjo nuk do të thotë se ata e kanë të justifikuar talljen me një besim tjetër.
Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku, ndërkohë që imami Ahmet Kalaja nxit lojtarët e Kombëtares të tregojnë historitë qesharake.
Videoja është regjistruar në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë.
‘’Çdo datë 1 bënim bekimin me ujë të këndum. Ruhesha unë nga ujti që të mos më kapte. Kur vjen ndonjë prift i vogël thonin ça na ka pru. Erdhi ai në dhomë nuk kisha ku të fshihesha pasi duhej t’i puthja në dorë.
Një tja kap dorën unë dhe i them si je mirë. Ça bën thoshin futbollistët e tjerë se na fulliqe. Njëherë kemi pasur një trajner superbesimtar, mos të them që edhe formacionin shkonte e bekonte në kishë’’, thotë ndër të tjera Lila.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post