I ftuar në ‘Fax News’ juristi Çlirim Gjata ka komentuar aktulaitetin politik ku çështjet më të nxehta janë ajo e Tahirit, i cili është lënë në arrest shtëpie nga gjykata por edhe akuzat e PD-së ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku sipas kësaj partie ai ka ndihmuar vëllanë e tij, trafikant droge, për t’ju shmangur drejtësisë.
Për sa i përket ministrit aktual Fatmir Xhafaj, Gjata u shpreh se ai ka bërë gabim që ka pranuar që në fillim detyrën e ministrit sepse do vinte dita kur ai vendim për të vëllanë do ti përplasej në fytyrë.
Por juristi shtoi se pot ë ishte puna vetëm për audiopërgjimin Xhafaj edhe mund të mos jepte dorëheqjen por janë dhe fakte të tjera që e rëndojnë pozitën e tij siç është ajo e ndryshimit të nenit për ekstradimin.
“Audiopërgjimi duhet të kalojë për një akt ekspertimi për ta zbërthyer, Prokuroria duhet ta shkonte ta merrte me vrap, siç ka bërë më parë. Prokuroria nuk dinte se çfarë të bënte dhe priti 24 orë, është kthyer në një shtojcë të politikës.
Unë e shoh në një këndvështim tjetër, nuk është ky një fakt i shkëputur nga shumë ngjarje të tjera. Tani edhe Xhafaj tha se e ka lexuar atë vendim, ai nuk duhet ta pranonte detyrën e ministrit të Brendshëm që në fillim, të jetë i kompromentuar vëllai i ministrit të Brendshëm dhe ai të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, s’mund të ndodhë, ky e dinte se do vinte një ditë se do plaste ky skandal, se një një ditë do t’ja tundnin atë vendim.
Por nuk është vetëm kjo, doli pastaj ajo gërma e ligjit, që në fillim duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ke nisur një veting në polici dhe s’mund ti kërkosh atij policit për të afërm të përfshirë në vepra kriminale kur vetë ministri ka vëllain të përfshirë në trafik droge. Tani kush do të goxojë nga policia për të arrestuar vëllain e ministrit të Brendshëm?.
Xhafaj nuk hyn në burg por është peng i vëllait duhet të dorëhiqet. Po të ishte vetëm kjo,përgjimi, thoja të s’qarohet, por ka filluar nga vendimi, se është dënuar vëllai i tij, ka një akuzë për një falsifikim ligji pikërisht e për ekstradimin, nuk është marrë asnjë masë nga policia për arrestimin e tij, të vëllait. Janë të gjitha këto”, tha Gjata.
Në lidhje me kallëzimin penal ndaj tre deputetëve të PD-së nga i vëllai i Agron Xhafajt, Gjata tha se ky është një budallallëk pasi prokuroria duhet ta kishte ndaluar se ai është një person i dënuar. Por për juristin Prokuroria nuk e di se ç’bën , ndërsa maxhoranca sipas tij është bërë si ai boksieri që rri tek ringu me duar të uluar dhe pret vetëm të bie poshtë.
“Ka shkuar në prokurori dhe prokuroria nuk e ka ndaluar, ka qenë budallallëk ta mendosh nuk e di se ç’bën prokuroria. Maxhoranca është si ai boksieri tek ringu qe ka ulur duart dhe vetëm ha grushta dhe pret të bie poshtë”, tha ai.
(B.H/Faxweb)