Domenico Criscito, ish-futbollisti i Zenitit që u kthye këtë verë te Genoa, i ka shpëtuar për mrekulli tragjedisë së sotme në këtë qytet, ku për shkak të shembjes së urës në autostradën A10 raportohet se kanë mbetur të vdekur dhjetra persona.
Ai mund të konsiderohet si një nga të mbijetuarit me fat, që i shpëtoi tragjedisë, pasi vetëm disa minuta para se të shembej ura ai ishte duke kaluar aty me me familjen e tij, siç dëshmohet dhe nga një video e postuar në Instagramin e tij.
“Babi, çfarë ore është?”, dëgjohet në video djali i vogël në makinë. “Është ora 11.40,” përgjigjet Criscito, dhe pikërisht 10 minuta më pas pas ura shembet, duke shkaktuar dhjetra viktima.
Futbollisti me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se vetëm 10 minuta para se të shembet kishte kaluar në atë urë.
“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që më kanë shkruar, pasi janë të shqetësuar për mua dhe familjen time. Jemi mirë, kemi kaluar në atë urë ekzaktësisht 10 minuta se të shembej.
Jam pranë familjeve të viktimave. Nuk ka mundësi që një urë në një autostradë të shembet në atë mënyrë. NUK ËSHTË E MUNDUR! Duhet bërë diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin pikërisht për këto gjëra. Kemi nevojë për siguri, kemi nevojë për dikë që të bëjë diçka. Kjo që po ndodh është e tmerrshme”, – shkruan futbollisti.
https://www.youtube.com/watch?v=XyBvaA_Gr98&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb.al)