Lojtari, i cili duhej të ishte titullar me Shqipërinë kundër Andorrës nëse do të kishin mbërritur në kohë dokumentet nga Zvicra, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t.
Ai ka dërguar topin në rrjetë pasi ka arritur të shmangë disa kundërshtarë në zonën e rreptësisë dhe ka fiksuar shifrat në 3-0. Kjo fitore e ka ngjitur Hibernian në vendin e gjashtë të renditjes.