Një masakër e vërtetë është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku pesë burra ekzekutohen në mënyrën më brutale të mundshme gjatë një shkëmbim zjarri që ndodhi në një aheng që ishte organizuar në Porto Riko.
Incidenti ndodhi të martën e kaluar para një biznesi në Certenejas, transmeton Telegrafi.
Viktimat janë identifikuar nga autoritetet si Jonathan O’Neill Ortiz Castrodad i njohur si Onix, 27-vjeç, Andres Manuel Bonilla Rivera, 38, Sebastian Figuerora Camacho, 28 dhe Jose M. Delgado Rivers, 24 dhe Bryan Alvarez Carrion, 24-vjeç.
Sipas policisë lokale, Onix ishte cak i sulmit por personat që ishin afër tij e pësuan gjithashtu.
Ai dhe viktimat e tjera besohet se kishin lidhje me dy vrasje që kishin ndodhur së fundmi në Cidra. Që të gjithë ishin të armatosur dhe kishin tentuar t’i kundërpërgjigjen sulmuesve.
Madje mbi 200 plumba ishin shkrepur, e policia po heton rastin dhe beson se sulmi kishte ndodhur si pjesë e luftës për territor mes bandave rivale.