Kandidatja demokrate për presidente, Tulsi Gabbard, ka sulmuar presidentin Donald Trump.
Gabbard tha se Trump ka tradhtuar amerikanët, duke e kthyer “Amerikën në një kur*ë të Arabisë Saudite”.
Po ashtu ajo tha se: ‘Ne nuk jemi prostitutat e tua dhe ti nuk je tutori ynë”.
Gabbard reagoi ashpër pas deklaratës së Trump, i cili tha se do të priste vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke ia lënë atyre në dorë të provonin përfshirjen e Iranit në sulmet ndaj anijeve naftëmbajtëse dhe më pas do vepronte vetë.
Gabbard e ka akuzuar Trump se po punon për interesat e Arabisë Saudite.