Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në një vizitë në Tropojë, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.
“Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale duke shprehur përshtypjet e tij nga ky festival. Ndërsa, përmes një video presidenti ndan momentet e bukura të kësaj atmosfere festive, ku shfaqet duke kërcyer nën tingujt e muzikës.
“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2339275363008219/?t=3
Discussion about this post