‘’Kemi pirë djersën e njëri-tjetrit”, kështu shkruan mes të tjerave deputeti socialist teksa shfaqet duke u lutur në Kishën e Laçit.
E kemi fjalën për Fidel Yllin, i cili ka qenë ish-mundës, dhe këto ditë kujton sakrificat e bëra së bashku me miqtë e tij. Pamjet nuk janë të zakonta në fakt, teksa deputeti shihet duke ndezur edhe qirinjtë.
“Pershendetje miq te dashur. Dje nje shoku im i mire i femijerise ish mundes me ekipin e Tirones Gud Lala kishte ditelindjen mbushi 55 vjec.
Kur pashe fotot dhe videot e shokeve te mi te mundjes vertet u emocionova dhe me erdhi keq qe per arsye te nje angazhimi politik nuk isha. Por sot erdha qe heret ne kishen e Lacit te ndez nje qiri per te gjithe shoket dhe vellezerit e mi te mundjes qe kemi pire djersen e njeri tjetrit jemi ndeshur si gladiatore ne tapet por jashte tapetit kemi qene vellezer.
Dhe ndryshe nga sportet e tjera mundesat e kane ruajtur shoqerin dhe miqesin me njeri tjetrin sa do qe jeta na ndau. Dhe sot dua ti uroj Gudit te kete dhe 100 vite te tjera dhe te gjithe mundesave.
Trajnereve , gjyqtareve te tjere kudo qe jane ne shqiperi europe amerike apo australi te kene jete dhe shendet e mbaresi ne familjet tyre dhe zoti i ndimofte . Uroj keshtu te jemi gjithmone te bashkuar”, shkruan vetë Ylli.
(E.K/FAXWEB)