02:48 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ “Kemi shumë frikë”, qytetarët e Shkodrës në panik pas atentatit mafioz: Ishallah zoti ka me na rujt!

11:08 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ “Kemi shumë frikë”, qytetarët e Shkodrës në panik pas atentatit mafioz: Ishallah zoti ka me na rujt!

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ne qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat mafioz mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të qytetarëve nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët kanë thënë jashtë kamerave se kanë parë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, dhe kanë qëlluar për vdekje në drejtim të 41 vjeçarit i cili po shiste peshk dhe kanë plagosur Fatmir Meajn, ndërkohë që më pas janë larguar me motorr.

Një zonjë e cila shet peshk afër vendit ku ndodhi krimi, shprehet se ndihet e pasigurtë dhe lutet që vetëm zoti mund ti ndihmojë.

“Unë sdi ça me fol, besa! Kemi shumë frikë. Si nuk kemi frikë moj nënë. Inshallah ka me na rujt zoti. Jo, jo, nuk jam dëshmitare, nuk kam qëllu këtu dje.”

“Mjerë atij që i ka ra. Situata është e tmerrshme. Jemi të pasigurtë.”- shprehet një banorë tjetër i cili është i frikësuar nga ngjarja mafioze.

Ndërkohë qytetarë të tjerë janë shprehur për kamerën e Fax News se i këtillë është momenti në Shkodër, pa u shpjeguar qartë, duke nënkuptuar terrorin, zhdukjen e 2 personave si dhe valën e vrasjeve mafioze që ka përfshirë këtë qytet gjatë muajve të fundit.

41-vjeçari Fatos Ferrcaku, babi i 4 fëmijve, u ekzekutua me breshëri plumbash në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, një zonë të populluar teksa po shiste peshk, ndërkohë që Fatmri Meaj u plagos.

Identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: deshmiShkoder
Pas

Pse po i paguajmë kaq shtrenjtë koncesionet?

Para

Opozita e paftuar në këshillin e Stabilizim-Asocimit, reagon Vasili: Pse hesht BE në Tiranë?

Para
“Une jam me Michele Placidon”, Vasili ironizon Ramën: Je sharlatan dhe i mjerë në llogjikë!

Opozita e paftuar në këshillin e Stabilizim-Asocimit, reagon Vasili: Pse hesht BE në Tiranë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.