Banorët e fshatit Cerkovinë të Vlorës klanë dalë në protestë para institucionit të Bashkisë së këtij qyteti ku kërkojnë llogari për premtimet e dhën për ndërtimin e rrugës dhe sigurimin e ujit.
Ata kanë kërkuar të takojnë kryetarin e bashkisë Dritan Lejlin apo ndonjë përfaqësues tjetër për të kërkuar nga ata ndërtimin e rrugëve dhe sigurimin e ujit të pijshëm.
Ndërkohë që në momentin kur janë mbledhur para bashkisë dyert e saj kanë qenë të hapura, në mumentin që ata kanë tentuar të futen brenda, dyert e godinës u janë mbyllur.
“Ne kemi ardhur për të kërkuar një takim, e gjetëm derën hapur dhe në momentin që erdhëm e mbyllën. I bëjmë thirrje bashkisë të dëgjojë popullin, t’ju sigurojë rrugë dhe ujë pasi po e blejnë me lekë”, tha njëri nga banorët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)