Fax News ka trajtuar ditën e sotme zhvendosjen e terminalit të autobuzëve ndërqytetas që më parë ndodhej në zonën e Astirit për tek kthesa e Kamzës, duke njohur nga afër kushtet në këtë ambjent të ri.
Qytetarët kanë parashtruar ankesa të shumta duke veçuar trafikun, mungesën e koshave të mbeturinave, tarifat për parkimin apo vështriësitë për të mbërritur deri aty me linjat e urbanëve qëtetas deri tek një mbulesë ku të usin kokën teksa presin në kohë me shi a iell të fortë.
Nga vëzhgimi konstatohet trafiku i ngarkuar tek rreth-rrotullimi i ‘Casa Italias’ ndërsa drejtuesit e autobuzëve që transportojnë qytetarët nga Tirana drejt qyteteve të tjera, ankohen për tarifat e shtrenjta të pakrimi.
Sipas tyre, vetëm 10 minuta kanë kohë të qëndrojnë në parkingjet pa pagesë, teksa sqarojnë se për kaq kohë është e pamundur të përgatitet udhëtimi dhe që pasagjerët të akomodohen.
Disa nga opinionet e udhëtarëve dhe shoferëve të linjave:
- “Ne nuk kemi pasagjer, shkojnë të gjithë tek ‘21”-shi”.
2. “Ta çojnë në Durrës stacionin, vij nga KAfja e Rremës e nga Tufina në KAmëz, këta janë fundërrinat e kombit shqiptar Edi Rama dhe Erion Veliajh, paguaj edhe taksi për të ardhur këtu. Është larg për të gjithë”.
3. “Shumë e vështirë, është larg, janë ulur edhe numri I udhëtarëve, ta çojnë në Durrës këtë terminal, është më mirë akoma”.
4. “Nuk kemi mbikalim, s’kemi nga kalojmë”.
5.“Jemi nisur që në orën 7 nga Lushnja dhe mbërritëm në 08:30, e bëmë rrugën brenda Tiranës në këmbë nga spitali, kishte shumë ngarkesë rruga dhe po të merrnim taksi do të humbisnim shumë kohë. Megjithatë, kosha mbeturinash nuk ka por unë personalisht do e fusja në xhep dhe do e hidhja në koshin e parë që do gjeja”.
6. “Qëndrojmë këtu 3 orë për të pritur një autobus për Durrës, trafiku ëstë shumë i rënduar, kazana plehrash nuk ka askund. Nuk merret vesh asgjë, mbeturinat shpërndahen në tokë”.
7. “Jo kushte të mira, duhet të ketë një mbulesë për kohë me shi apo me diell të fortë. Trafiku është i tmerrshëm, sidomos kur vjen nga Durrësi. Ca mungesa e koshave, ca edhe ndërgjegja jonë, bashkohën dhe kjo është pasoja. Duhet të jetë larg qytetit por të ketë kushte, një vend ku njerëzit të përqëndrohen, lëre stolin se është luks, po të paktën të ketë një mbulesë se nuk ke ku qëndron të presësh, mund të fillojë shiu tani, në verë vapa”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)