Dy gra janë “ngrirë” në Alpe në mbi 4.000 lartësi përgjatë vijës kufitare Itali-Zvicër, kanë njoftuar zyrtarë të ekipeve të shpëtimit të rajonit Aostra në veriperëndim të Italisë.
Burri që ishte me gratë, është dërguar me urgjencë në një spital në Zvicër. Ai ka pësuar hipotermi.
Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra. Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se ata konsideroheshin si persona të zhdukur.
Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur në maje të një kodre, nga ku janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin.
(E.H/Faxweb.al)