Pavarësisht se paraqiti pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve brenda çdo afati kërkesën për dorëheqje si kandidat i pavarur për antarë të këshillit bashkiak të Elbasanit, serish e gjeti emrin e tij në fletën e votimeve të së dielës.
Albert Shopi, ish-këshilltari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit pohon në një prononcim për mediat se ndaj tij është bërë një parregullsi e cila i ka shkaktuar jo pak probleme pasi simpatizantë dhe miq të tij duke ushtuar të drejtën e votes, e kanë votuar duke i siguruar një mandat tjetër në këshill pavarsisht se ai kishte berë kërkesë zyrtare përpara KQZ për terheqje nga gara. Për këtë arsye Shopi thotë se se do të padisë KQZ për dëm moral .
Ndër të tjera Albert Shopi falenderoi zgjedhësit elbasanas të cilët e votuan pavarsisht se mandate I tij nuk ka vlerë.
“Përpara një muaj kam paraqitur një kërkesë me shkrim për tërheqje nga gara si kandidat i pavarur. Më datë 29 Qershor informohes se emri im rezulton në fletën e votimit. Pas kësaj, do të bëj një padi penale, qoftë edhe për dëmin moral që më kanë shkaktuar pavarësisht se kam dhënë dorëheqjen. Nga ana tjetër falenderoj dhe ju jam mirënjohës qytetarëve dhe mbështetsvë që më dërgonin të dhënë se më kishin votuar. Për mua ky ishte një plus i madh pasi këta qytetarë kanë treguar qytetarinë se nuk janë të ndarëdhe votojnë verbërisht PD e PS por mund të votojnë edhe një kandidat të pavarur”, është shprehur Shopi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)