Mjaftojnë ngjarje të vogla lokale për të kuptuar marrëdhëniet në kampin e socialistëve, siç ishtë gjatë ditës së sotme konstituimi i këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës, dhe betimi i kryebashkiakut Mark Babani.
Në mbështetje të betimit të tij që u krye në një qendër shëndetësore të zonës, ishte dhe kreu i bashkisë së zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri si dhe Tom Doshi, i cili gjithnjë e më shumë po spikat në familjen e tij të dikurshme politike.
Doshi, që tashmë ka nxjerrë jashtë loje dhe Ditmir Bushatin, pasi u shkarkua nga Rama si kryetar i PS-së në Shkodër ka rikthyer ekuilibrat dhe në marrëdhënien me kreun e qeverisë.
Kryeministri do ta thërriste atë dhe në një takim në selinë rozë përpara zgjedhjeve, ku i kërkonte që së bashku me Pjetrin të bënin maksimumin për të marrë Shkodrën.
Tom Doshi u angazhua në terren ditën kur demoktratët dogjën KZAZ-në në Vaun e Dejës, dhe siguroi që fletët e votimit të ishin gati për ditën e nesërme dhe zgjedhjet të mbaheshin si normalisht.
Doshi dhe Bushati kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, dhe Rama me qëndrimin e tij duket se ka nxjerrë favorit deputetin që ka pasur probleme të mëparshme me ligjin.
Një mesazh për këtë spostim Bushati e ka pasur sot dhe në rrjetet sociale, ku thotë se kohëve të fundit padija është ende prezente në vendin tonë.
Postimi i plotë i Bushatit:
Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.
Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit.
Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.
Kjo tablo e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes. Një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.
Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësi
(E.K/Faxweb.al)