Mbrëmjen e kaluar një turist polak, Wojtek Markiewicz, u rrëzua në majën e Harapit në Theth, duke pësuar lëndime në disa pjesë të trupit. Turisti u ndihmua fillmisht nga banorë të zonës dhe më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Shkodrës.
Ditën e sotme minsiti i Turizmit Blendi Klosi, së bashku me dhjetra media, shkoi të vizitojë turisitin në spital. Por ky i fundit refuzoi takimin me kamera, duke kërkuar largimin e mënjëhershëm të mediave.
Ky veprim i ministrit Klosi ka nxitur reagime në rrjetet sociale. Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook, ironizon veprimin e Klosit.
“Rrezohet turisti vret kemben, ngrihet ministri me 7 kamera me vete dhe i shkon me vrap ne spital. Keta s’kane pune per te bere, ndaj vijne verdalle kot. Prite kur te fillojne vizitat per synetlleqe tani.”- shkruan Tomorri.
(M.Q/Faxweb.al)