Vendosja ne skene e komedise “Prefekti”, nje komedi që ka synuar denigrimin e një prej intelektualeve më të shquar të kohës, Qazim Mulleti, vijon të prodhojë debate.
Mbesa e Qazim Mulletit, Fatbardha Saraçi Mulleti, duke ironizuar thotë se është një komedi që të bën të qeshësh, por në atë komedi përqeshen njerez me emër real.
“Me vjen keq për ato aktore që merren me të tilla gjëra. Nuk mërzitem për komedine që shfaqet, pasi është bere edhe film. Do vazhdojme përsëri me luftën klasore? Me racizmin komunist shqiptar? Njerëzit duhet ta dijnë se prefekti i Tiranës nga përjetësia qeshet me shqiptarët që vuajtën 50 vjet komunizmin dhe 30 vjet post-komunizmin,” thotë Fatbardha per Fax Neës.
Sipas saj, është një komedi që cenon fillimisht fisin e tyre dhe tiranasit etnike, duke i bërë injorantë…
Mbesa e Qazim Mulletit: (Qesh) Sa mirë që po e bëjnë, komedia është groteske që të bën me qesh por fatkeqësisht ka kohën e vet. Në atë komedi thuhet se aty përqeshen njerëz me emra reale, nuk po flas si mbesa e tij por më vjen keq për këta aktorë që merren me gjëra të tilla.
Ajo nuk është shfaq vetëm në teatër, ajo është film, në të gjitha anët e botës. Nuk duhet luftë klasore dhe racizëm se ky popull të përcajë njëri tjetrin. Por këta ta dinë se me atë komedi qeshin të gjithë.
Tërë dialektin tonë e përqeshin, me të vertetë Tirana ka mbledhur shumë njerëz por ne autoktonët mbesim njerëz të butë dhe mos të harrojmë që ai prefekti qe përqeshet nuk ka qenë injorant, ka mbaru studimet me medalje ari në Stamboll, ka bërë studimet pasuniversitare në Vienë, ka jetu në Paris, ai ka qenë politikan.
Ai ka qenë ai djali i vogël që mbante flamurin kuq e zi në Tiranë, një nga shtëpitë e tij u bë Ministria e Bujqësisë se ky bashke me dajat e vet deputetë hapën dyert në kohën e Sulejman Delvinës.
Pa u bërë Tirana kryeqytet ata hapën dyert për qeverinë shqiptare, ai këtë aktivitet ka pas. Ai u kthye nga Parisi pas 15 viteve emigracion, tiranasit kërkonin që ti merrte përsiëpr, babai im i thoshte cfarë të duhet të bëhesh kryetar Bashkie.
Ai humbi gjithë karrierën e tij për t’i shërbyer Tiranës, unë e di që xhaxhai ka shpëtuar shumë jetë njerëzish madje ka pajis edhe hebrenjtë me pasaporta e këto janë ngjarje reale.
-Këta pushtetarët tanë në përkujtimin e Holokaustit thonë ne i shpëtuam, jo mor zotëri i shpëtoi qeveria e asaj kohe. Unë kam lexuar kujtimet e një shkrimtari tiranas i cili tregon se si Qazimi conte dhe njerëz për studime, me bursë shtetërore.
Kur u ktheva thotë ai nuk e gjeta kryetar bashkie por prefekt. Të qeshë ai atje ku është me këtë që po ndodh, ju nuk e dini cafrë do të thotë të vuash nga komunizmi.
A ka një njeri në botë thotë një poet që qeshet vetëm nëpërmjet komedisë, a ka më fatkeq? Kështu tallen njerëzit me ne, këta janë shqiptarët, ne jemi ata tiranas të qetë që nuk kemi pas nevojë me mashtru.
(E.D/faxweb.al)