Edhe këtë 11 prill, ashtu sikurse çdo vit, komunistët e qytetit të Gjirokastrës nuk e harruan liderin e tyre Enver Hoxhën.
Edhe pse më të pakët në numër në 34 vjetorin e ndarjes nga jeta të diktatorit komunist ata shkuan sërisht në shtëpinë e lindjes dhe vendosën lule në shenjë respekti.
Ata kërkojnë vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës, që sipas tyre ishte burrë shteti, ndërsa brenda dhe jashtë vendit ai njihet si drejtuesi i një regjimi diktatorial e gjakatar.
Po ashtu, në krahasim me të kaluarën, qytetarët u shprehen se sot vendi është zhytur në mjerim.