Një qytetar ka kërcënuar se do të hidhet nga pallati në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë për të ndaluar shembjen e një banese dykatëshe ku banojnë tre familje.
Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kompanisë për shembjen e banesës, por sipas banorëve tek ky vendim gjykata ka ardhur përmes korrupsionit.
Një tjeter që është gjendur në vendngjarje ka thënë për ‘Fax News’ se personi në fjalë është shpëtuar.
Ai ka thënë se ëhstë prej 21 vitesh në konflikt për pronën. Kujtojmë që ditën e sotme disa nga banoret që banojnë në këtë ndërtesë janë ngritur në protestë kundër prishjes së shtëpisë së tyre nga firma “Shkodra Beton” e cila ka fitur gjyqi në Gjykatën e Lartë.
Por ata pretendojnë se firma i ka fituar gjyqet me korrupsion pasi gjykatat nuk i ka marë parasysh dokumentet e shtetit shqiptar, pasi ata posedojnë certifikatë pronësie, janë në proces legalizimi dhe kanë dhe një Vendim të Këshillit të Ministrave për pronën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=l0t_jgWUNKs&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)