Fanset e Ledri Vulës janë krejtësisht të “çmendura”. Vetëm pak ditë më parë në një nga koncertet e tij në skenë fluturuan një palë reçipeta, duke e vënë paksa në siklet këngëtarin kosovar.
Por skena është përsëritur sërish kur Vula pa t’i binin afër këmbëve një pale mbathje. Ai ndërpreu koncertin, i mbajti për pak sekonda në duar, duke bërë dhe një koment: I paska…pak të vogla.
Nuk dihet ende se kush fshihet pas këtyre gjesteve, por duket se Ledri nuk e ka patur aspak problem dhe ka vijuar koncertin me të njëjtin ritëm.
Discussion about this post