Bashkia Poliçan, për shkak të korinavirusit ka marrë vendimin për të ndaluar hyrjen në qytet të personave që vijnë nga jashtë apo nga qytetet e tjera.
Me një vendim të Këshillit Bashkiak, pushteti vendor ka ngritur në hyrje të qytetit një postobllok ku verifikohet çdo person që hyn.
Nëse dikush rezolton se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të futet në Poliçan deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thënë se, kjo masë është marrë pasi qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari nga të gjitha qytetet sepse në të jeton një kontigjent banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.
Sipas Zotkaj, duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Civid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera, qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit, pasi 800 familjet e Poliçanit janë në rrezik.
Sipas Zotkaj, bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)