21:13 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Kryeministri po jeton kohën shtesë që ia dha Luli”, Altin Goxhaj: Rama është kanceri e ‘HIV-AIDS’-i Shqipërisë është Basha

17:18 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Kryeministri po jeton kohën shtesë që ia dha Luli”, Altin Goxhaj: Rama është kanceri e ‘HIV-AIDS’-i Shqipërisë është Basha

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për disa nga ngjarjet e vitit që po lëmë pas, si dhe për çfarë e pret sipas tij Shqipërinë gjatë vitit 2020.

Goxhaj tha se viti i ardhshëm do të jetë koha kur politikanëve që kanë drejtuar deri më tani vendin iu ka ardhur fundi, ndërsa shprehu këndvështrimin e tij se lëvizje të reja politike do të krijohen.

Gjatë bisedës në studio, ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama është momentalisht në një kohë të pakohë, ndërsa argumentoi se qëndrimi i tij në pushtet është falë Lulzim Bashës për të cilin tha se i ka lejuar kohën shtesë.

Avokati nuk i kurseu akuzat për këtë të fundit duke e konsideruar si njeri të Sorosit dhe falë një marrëveshjeje që sipas tij ka bërë në 2005 Berisha me miliarderin, ai është edhe sot kryetar i Partisë Demokratike.

“E kemi thënë se Luli është produkt i Sorosit që u bë kryetar i PD-së për shkak të një marrëveshjeje që Berisha kishte bërë me Sorosin në 2005. Ramën dhe Lulin mund ti përcaktoja si kanceri i shoqërisë. Nëse para disa kohësh ishte rreziku i gripit të derrit, në 2013 erdhi kanceri Rama dhe HIV-AIDS-i Luli. Kjo nuk është kohë normale, në mars Basha devijoi ngjarjet. Sipas Biberajt Luli me veprimet e veta ndaj faktorit amerikan çoi në një kohë shtesë. Rama nuk është mbret. Ai është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, është në një gjendje të pacaktuar dhe që jeton në një kohë të pa kohë dhe pa gravitet. Rama jeton në kohë pa kohë sepse i kanë dhënë mundësinë të jetojë në kohë shtesë. Por me ardhjen e një ambasadori të ri nga SHBA ,do të trgojë se si është e vërteta.

Askush nuk e din se në Shqipëri ka dikë që drejton dhe bën çfarë i thotë Sorosi për shpopullimin e vendit. Rama nuk është pjesë e një axhende për shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqpërisë, është vetë Luli bashkë e Ramën dhe Veliajn. Ke dëgjuar ndonjë emision të flasë për shpopullim të popullsisë? Ndodhi me Sonila Meçon përveç Fax News që e tha diçka të tillë. Po përmende se në Shqipëri ka një plan për shpopullimin e saj, të përzënë.

Luli është e vetmja patericë që mban në këmbë Ramën, po të mos jetë Luli rrëzohet Rama, sepse vetë Luli ia ka siguruar kohën shtesë”, tha Goxhaj.

“Viti 2020 është viti i një klase të re politike, ju e keni parë se njerëzit flasin për këtë. Koalicioni Qytetar për Shqipërinë që ende nuk është zyrtarizuar publikisht, është drejt formimit të një strukture të re politike për të ofruar një alternativë e cila i ka bazat tek vlerat më të larta të shoqërisë. Ky koalicion ditën që do të vijë ambasadorja amerikane do të zyrtarisohet sepse nuk ke ku bën një raport sot për sot. Ku do e çosh tek Soreca? Sorosi punon për Komisionin Europian që drejtohet nga Soros, jo se Soreca punon për Sorosin por për KE që është i varur nga Soros. Të gjithë faktorët e jashtëm janë me Shqipërinë, dhe ndryshimi varet nga shqiptarët”, vijoi avokati.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhaj
Pas

“Polici me armë në dorë na afrohej”, rrëfehet djali i vëllait të viktimës që u vra nga efektivi: Ai po vjen të na vrasë

Para

Intervista e Metës për “The Sun”: Pse është e fortë lidhja ime me Celtic FC

Para
Intervista e Metës për “The Sun”: Pse është e fortë lidhja ime me Celtic FC

Intervista e Metës për “The Sun”: Pse është e fortë lidhja ime me Celtic FC

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.