21:26 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video ku ai rrihte qenin u bë virale, flet 14-vjeçari: Pamjet i shpërndau mësuesi, iu luta ta fshihte po nuk e bëri

19:15 | 09/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video ku ai rrihte qenin u bë virale, flet 14-vjeçari: Pamjet i shpërndau mësuesi, iu luta ta fshihte po nuk e bëri

Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Kuçovës, ku disa djem të rinj masakruan një qen dhe xhiruan gjithë skenën e  më pas e publikuan në rrjetet sociale, ka krijuar  reagime të shumta, pjesa më e madhe e së cilave janë negative. “Pasdite në TCH” ka arritur të marrë një intervistë me të miturin dhe nënën e tij.

Mamaja e 14-vjeçarit më shumë shprehet e shqetësuar për pasojat ligjore që do të ketë veprimi i të birit, se sa për anën psikologjike.

Gazetarja që ka arritur të shkojë deri në Kuçovë, në shtëpinë e djaloshit, na rrëfen një anë tjetër të panjohur të nënës dhe të djalit. Gruaja është ndarë nga bashkëshorti dhe me të birin, të dy jetojnë në kushte shumë të vështira.

Ja çfare tregon gazetarja: Ai djalë disa herë u përpoq të fshihej. Ishte e pamundur ta intervistonim. Realiteti në atë vend ishte ndryshe nga ai në Tiranë. Mamanë e djalit, zonjën Qamile, e takova disa herë deri sa ishte e pranishme kur fola me djalin. I kishte duart plot kallo. I pashë në duar dy monedha 100 lekëshe dhe një 50 lekëshe. Ishte e lumtur që  me 250 lekë të reja do të grumbullonte disa para dhe do të blinte thesin e miellit”.

Për 14-vjeçarin gazetarja shprehet se deri në një farë pike ishte burrëruar para kohe dhe se i duhej t’i dilte në krah të ëmës për të përballuar bashkë mjerimin në të cilin ishin zhytur.

“Duart e tij ishin të nxira nga grasoja. Ai ishte burrëruar para kohe dhe sillej sikur i kishte rënë e gjithë pesha për të mbajtur familjen. Për Qamilen ishte luks më vete të mendonte për gjendjen psikologjike të të birit. Për të është e pamundur të kuptonte situatën që ne po përjetojmë.

Familjarët e ish-burrit jo vetëm që nuk e ndihmonin, por para disa ditësh kishte tentuar të mbillte tokën tek vendi ku rrinte qeni dhe ish-vjehrri i ishte kthyer kundër me pretendimin se shtëpia dhe toka nuk ishte e tyrja” tha gazetarja.

Në një intervistë, djali që masakroi në mënyrë mizore qenin tregon se si ndodhi gjithçka. Ndër të tjera ai tregon se videon në rrjetet sociale e hodhi një mësues i shkollës.

“Qeni herë pas here turrej, hante bukën, hante dhe pulat. Qeni ishte i sëmurë. E xhiroi një shok, e dija që po e xhironte, por jo që do ta publikonte. Një profesori jonë e mori videon dhe e hodhi, e shpërndau. U zura, i thashë ndoshta ajo fshihej, por nuk e fshiu. Jam penduar për atë që kam bërë me qenin. Ndihem keq ngaqë e masakrova qenin dhe ngaqë videoja u pa gjithandej”.

Etiketa: djalikucoverrahu qeninvarferia
Pas

Presidenti Federatës Italiane: Ju kemi pak frikë, Duka: Uroj që sot Italia ta humbë ndeshjen

Para

Berisha uron kuqezinjtë, por nuk harron t’i jap Canës lamtumirën

Para
Berisha uron kuqezinjtë, por nuk harron t’i jap Canës lamtumirën

Berisha uron kuqezinjtë, por nuk harron t’i jap Canës lamtumirën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.