Pamje të rënda janë transmetuar live kur forcat speciale goditën pa pushim dhe arrestuan Sait Dollapin, ish-drejtues dhe sekretari organizativ i PD-së (lexo ketu).
Ndërsa akti është zhvilluar në pak sekonda dhe forcat policore kanë vijuar hedhjen e gazit ish-deputetja Albana Vokshi ka vrapuar drej mjeteve të policisë.
“Ku është Sait Dollapi, ku e keni çuar”, dëgjohet të thërrasë ish-deputetja Vokshi.
“A keni vëllezër, a keni motra? Ku e keni çuar Saitin?” u është drejtuar ajo forcave speciale të cilët e kanë shtyrë, ndërsa kanë larguar dhe gazetarët e operatorët e mediave.
Ajo është përplasur dhe me forcat speciale, ndërkohë që Dollapi është transportuar menjëherë prej tyre drejt Drejtorisë së Policisë.
Menjëherë kanë reaguar dhe ish-deputetë të tjerë dhe eksponentë të PD-së të cilët e kanë quajtur akt me urdhër direkt politik të Edi Ramës.