Të rinjtë e talentuar shqiptarë po shkëlqejnë në skenat europiane dhe jo vetëm dhe njëri prej tyre është edhe Gjon Muharremaj I lindur ne Zvicër me babain nga Kosova dhe të ëmën nga Tirana.
Ai njihet me emrin artistic Gjon’s teras dhe është një nga talentet që ka marrë pjesë në “The Voice” në Francë, ku ka mahnitur jurinë me zërin e tij.
Këtë zgjedhje ai e ka bërë për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.
Djaloshi tejet i talentuar e flet një shqipe të pastër dhe mesa duket i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri por edhe jashtë saj.
Gjoni ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.
Këngëtari ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku të cilin e ka shume për zemër.