16:38 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Video/ Kukësi merr hak për Superkupën, Partizani bie ndaj verilindorëve

21:21 | 23/08/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Kukësi merr hak për Superkupën, Partizani bie ndaj verilindorëve

Kukësi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit falë golit të sulmuesit Vasil Shkurtaj. Trajneri Duro e nisi ndeshjen me ndryshime, pasi afrimi i ri Obanor debutoi si titullar. Lerda nga krahu tjetër preferoi Bardhin dhe Brown duke lënë në stol Solominin dhe Çinarin. Asani i dëmtuar dhe nuk ishte as në stol.

Sfida ishte e qetë dhe shumë e kujdesshme në pjesën e parë. Të dy skuadrat nuk rrezikuan dhe nuk kaluan në aventura. Takimi u vendos në minutën e 39′ kur Et’hemi fitoi një penallti me Boldor që bëri faull brenda zone. Shkurtaj nuk gaboi përballë Hoxhës dhe e pushoi topin në rrjetë për 1-0. Me këtë rezultat, të dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes.

Lerda u zhgënjye nga futbollistët e tij dhe largoi Bardhin e Cordeiron për Çinarin dhe Solomon. Të dy i dhanë më shumë shpejtësi Partizani. Loja solli dhe nerva, pasi Solomon dhe Lulaj bënë sherr mes tyre. Sulmuesi i Partizanit goditi me kokë lojtarin e Kukësit që reagoi me duar. Jorgji u tregoi kartonin e kuq të dyve në minutën e 62′.

Pjesa e mbetur e takimit foli për Partizanin që ishte më kërkues, por që nuk ia doli të barazonte shifrat. Mala goditi shtyllën, por vetëm aq. “Demat” nuk arritën të shqetësonin seriozisht portën e Avdylit, ndërsa nënkampionët tentuan me kundërsulme. Loja efektive në pjesën e dytë ishte me pikatore me lojtarët verilindorë që e tepruan me rrëzimet në fushën e lojës. Përfundimisht, Kukësi e nis kampionatin me këmbën e mbarë, ndërsa kampionët bien që në fillim.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/2458576644203749/

Trajneri Franco Lerda ka folur pas humbjes me Kukësin. Italian ka folur për gjykimin dhe vonesat e futbollistëve të Kukësit në pjesën e dytë. Lerda e pranon se skuadra e tij nuk dhuroi shfaqjen më të mirë, por është i sigurt se do të përmirësohet në vazhdim.

Humbja – “Ka ndryshime nga Superkupa. Ata luajtën mirë në pjesën e parë dhe shënuan, ne luajtëm në të dytën por nuk shënuam. Kukësi e fitoi ndeshjen nga gabimet tona. Kemi gabuar shumë me pasime dhe aty Kukësi i shfrytëzoi”.

Presioni i vazhdimit  – “Kur humb nuk është asnjëherë mirë as në fillim, as në fund. Ndeshja u vendos nga një penallti, më duket e dyshimtë. Disa prej lojtarët nuk ishin rikuperuar ende e normalisht as për Kukësin”.

Telushi i vetëm – “Kemi bërë shumë gabime dhe në pasime dhe vertikalizme. Në të dytën u përmirësuam, goditëm shtyllën. Kishim pak raste dhe nuk i shfrytëzuam”.

Loja e dobët – “Në pjesën e parë nuk bëmë mirë, në pjesën e dytë më pëlqeu skuadra. Luajtëm kundër një Kukësi të mirë”.

3 mbrojtës / Boldor  – “Ne po luajmë me 3 lojtarë. Nuk çaluam mbrapa, por te 5-shja nga mesfusha. Boldori mund të luajë dhe majtas, por më ka pëlqyer në pozicionin që po e aktivizoj”.

Kartoni i kuq – “Nuk e di nëse e ka prekur me kokë a jo. Gjesti qëndron”.  

Pas

Zgjat vetëm disa orë kontrolli mbi flakët, riaktivizohet zjarri në Shëngjin (Video)

Para

Zgjedhjet në Kosovë, PDK zbulon zyrtarisht emrin e kandidatit për Kryeministër

Para
“Ky vend ka zot shtëpie”, reagimi i Thaçit dhe Veselit pas ndalimit të Gjuriç

Zgjedhjet në Kosovë, PDK zbulon zyrtarisht emrin e kandidatit për Kryeministër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

Debatet në KAS për Durrësin/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut: Më thatë se po të gjendeshin shkelje, do e bënit! Do shkoj në Kushtetuese

“Ekonomia shqiptare në trend pozitiv”, Sejko pret në takim ambasadorin e Spanjës: Turizmi promotor i zhvillimit

Rekord trasaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-maj u transferuan 2.4 miliardë euro

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, ja çfarë dyshohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.