Nëpër turet e kryeministrit Edi Rama me qytetarët nuk mungojnë elozhet që këta të fundit thurin për shefin e qeverisë. Gjatë ditëve të fundit Rama ka patur shumë takime me njerëzit e thjeshtë për shkak edhe të gjendjes që u krijua prej tërmetit. Por takime të tilla nuk kanë munguar as më parë.
Në një prej takimeve të pak kohëve më parë, është kapur një moment pikant e që të bën të qeshësh. Një zonjë, e cila siç duket në video është admiruese dhe mbështetëse e flaktë e Ramës, i merr dorën kryeministrit për ta puthur. Por në fakt ajo ngatërron dorë. Në vend të dorës së kryeministrit, merr dorën e komshijes e cila ishte ngjitur me Ramën, dhe nis ta puthë.
Në video zonja duket shumë e lumtur që ia arriti të takojë, prekë nga afër dhe puthë dorën e kryeminsitrit. Kjo video është rikthyer në rrjet dhe midis të tjerash vihet re edhe ndryshimi i Ramës. Më parë ai i takonte qytetarët i veshur serioz me kostum, por tani duket se nuk e vret shumë mendjen sepse e kemi parë të shfaqet edhe i veshur me poture.
Ajo që duhet thënë është se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama pritet në këtë mënyrë nga qytetarët nëpër takime.
Ka patur nga ata që e kanë cilësuar “njish”, i kanë thënë “mos vdeksh kurrë” ose edhe “marrç nga ditët tona”. Si duket, entuziasmi i tyre arrin deri në këtë pikë.
Discussion about this post