13:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Kushërira i vdes si pasojë e tërmetit, gazetarja bën apelin e fortë

21:19 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Kushërira i vdes si pasojë e tërmetit, gazetarja bën apelin e fortë

E ftuar në programin “Rudina” ka qenë e ftuar gazetarja Ornela Gaçe. Ajo ka humbur vajzën e xhaxhait, Xhuljeta Gjonaj 53 vjeç si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit. Xhuljeta humbi jetën pasi pallati 6- katësh në Durrës ku ajo jetonte u shemb.

Gazetarja tregon se kjo fatkeqësi sipas saj nuk është vetëm natyrore, dhe personat që kanë ndërhyrë në katin e parë të pallatit duhet të dalin para ligjit.

“Momente shumë kritike do të thoja, situatë shumë e rëndë. Të gjithë jemi mësuar me vdekjen, por sidomos kur vdekja nuk të lë vend për të ngushëlluar dhe për të përjetuar hallin e të afërmve të t’u qenka një situatë edhe më tragjike seç mendohej. Vajza e xhaxhait tim ndodhej në katin e dytë të pallatit 6- katësh, i cili për fakt të kësaj fatkeqësie natyrore, por jo vetëm do të thoja unë. Unë kam një apel shumë të fortë tek ata që kanë futur dorën tek kati i parë i asaj banese, që duhet të jenë personat e parë përgjegjës që duhet të jenë para ligjit. Kam një apel shumë të fortë për këtë. Sepse ndoshta nuk do ishte një shifër kaq e madhe humbje jetësh brenda këtij pallati. Aty janë prerë, siç e dimë të gjithë, muret mbajtës dhe kolonat mbajtëse për të bërë një kafe panoramike, sa më të bukur, për ta pirë kafen afër pallatit, tek shkalla. Kjo ka qenë le të themi, është si të mbash godinën në ajër, ai ka qenë kati i parë menjëherë pas lokalit, kati i sipërm. Vajza e xhaxhait tim ka tentuar të dalë tek pjesa e derës, por si duket paniku e ka mbërthyer dhe ka tentuar të dalë tek pjesa e shkallëve dhe pastaj aty i ka rënë traversa e 3 kateve që janë varur poshtë. Deri në momentin e fundit, të paktën siç dëgjoja nga kolegët e mi gazetarë, se aty ishte e pamundur, jepte shenja jete. Por doli nga rrënojat e pajetë, pas kërkimeve që zgjatën në orë të tëra, pas një ankthi të frikshëm të familjarëve që prisnin përjashta”.

Xhuljeta ishte me bashkëshortin në shtëpi kur ndodhi tërmeti, por ai fatmirësisht arriti të shpëtonte.

“Bashkëshorti ka qenë në tualet në atë moment dhe nuk ka dalë nga tualeti. Ndoshta ajo pjesë e pallatit ka qenë më pak e riskuar se ka qenë pjesa fundore, pjesa e godinës që është shembur e para ka qenë pikërisht aty ku është bërë ndërhyrja. Prandaj e kam këtë apel të fortë. Kush i ka futur duart në atë pallat duhet të dalë para ligjit. Kjo është kërkesa e familjarëve, kjo është kërkesa e gjithë jetëve të humbura”.

Xhaxhai i gazetares nuk e beson dot që vajza e tij ka humbur jetën.

“Xhaxhai im në këto momente që flasim nuk e pranon dot që vajza e tij ka ndërruar jetë. I thërret kushurirës sonë me emrin e saj. Një tragjedi që akoma është e paprekshme, e paperceptueshme”. /tvklan.al

Pas

“Tani, këtu, urgjent. Prognoza dhe analiza e lëkundjeve sizmike”

Para

“Tërmetet do të jenë aktive”, inxhinieri Meçe: Mund të zgjasin 3 muaj deri në 1 vit, por…

Para
“Tërmetet do të jenë aktive”, inxhinieri Meçe: Mund të zgjasin 3 muaj deri në 1 vit, por…

"Tërmetet do të jenë aktive", inxhinieri Meçe: Mund të zgjasin 3 muaj deri në 1 vit, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/Sekuestrohen pasuri luksoze të një shtetasi të dënuar në Itali për prostitucion

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.