Hyseni Rexha, 52 vjecari nga fshati Osek-Hilë i Gjakovës ka lënë Zvicrën për Kosovën, ndonëse të gjithë njërzit kanë pasion një sport të caktuar, Hyseni është i apasionuar pas kafshëve, madje atyre të egrave.
Prej një viti ai ka krijuar një ‘kopsht zoologjik’ pranë banesës së tij me kafshë të buta dhe të egra.Ai mban 4 ujqër mali të cilët i ka marrë në një moshë të rritur nga pylli dhe kujdeset për ta.
Njërit prej ujqërve i ka vendosur emrin e Presidentit Amerikan Tramp.
Hyseni thotë për Fax News që të gjitha kafshët e egra i ka marrë nga mali jo të vegjël, por të rritur. Hyseni ka një komunikim shumë të mirë me ujqërit. Kamera e Fax News ka kapur disa prej këtyre momenteve. Komunikimin që bën me kafshët e konsideron si dhunti nga Zoti!
Rexhaj shprehet se është kunder gjuetisë së kafshëve të egra në pyll.
Rexha thyotë gjatë bisedës se disa prej kafshëve të egra që ka i ka marrë të dëmtuara nga gjuetar nga mali, dhe se nuk janë larguar por kanë qëndruar në shtëpinë e re. Përveç kafshëve të egra si ujku, macja e eger, dhelpra, në shtëpinë e tij mban edhe një zvarranik të rrezikshëm si Pitoni.
Hyseni thot se e ka blerë në një moshë të madhe por dhuntia e tij nga zoti bën që mos ta ketë frikë.
Hysni Rexha kërkon mbështetjen nga shteti për infrastrukturën e kopshtit zologjik pasi siç shihet, ai me mjete rrethanore është munduar që këtë fermë ta hap edhe për publikun.